A little insight, about our Company

Untitled Document

Vedat Salihu

Drejtor Ekzekutiv

"Ndarja rezultateve sipërmarrëse në partneritet afarist përbën themelet e rritjes dhe suksesit për një mirëqenie dhe zhvillim të përbashkët ekonomik"

Jam i kenaqur të ju ftoj në web-faqen e Institucionit tonë. “TIMI Invest” ka evoluar përgjatë ketij rrugëtimi të shkurtër (prej 10/2011) duke u bërë një Institucion financiar (JB) i besueshëm dhe i ngritur mbi themele të shëndosha të cilat sigurojnë rritje të qëndrueshme financiare.

Fundamenti i misionit tonë qëndron në dëshirën tonë për t’u ofruar qytetarëve një qasje ndryshe në përmbushjen e nevojave të tyre financiare, pa dallim moshe, gjinie, përkatësie etnike, fetare apo racore, duke ndikuar kështu në përmirsimin e jetës ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve në përgjithësi dhe të atyre me më pak të ardhura në veçanti.

Pas pesë viteve konsolidimi, 2017-ta  presim të jetë një vit i fokusuar në rritje dhe ofrim të një game më të gjërë dhe kualitative të produkteve & shërbimeve për klientët tanë.

“TIMI Invest” Sh.a. është Institucioni i parë mikrofinanciar (tani IFJB - Institucion Financiar Jo-Bankar) në Kosovë i cili është i themeluar me kapital privat dhe që ofron produkte dhe shërbime të bankimit islam.

 

“TIMI Invest” Sh.a. është Institucioni i parë mikro-financiar (tani Institucion financiar jo-bankar) në Kosovë i cili është i themeluar me kapital privat dhe që ofron produkte dhe shërbime të bankimit islam. Timi Invest është licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe punën ka filluar më 19 Shtator 2011. Ne jemi zotuar dhe synojmë që të sigurojmë që klientët tanë të pranojnë shërbime të shkëlqyeshme financiare dhe t’i shërbejmë atyre në tërë territorin e Kosovës duke iu ofruar një gamë në rritje të produkteve në mënyrë që ti përmbushim nevojat dhe kërkesat e tyre, pa dallim përkatësie racore, etnike, fetare, politike, etj. Ne nxisim shtrirjen tonë kapitale përmes investimeve direkte preferenciale të qytetarëve dhe bizneseve duke aplikuar principin e “partneritet në marrje të rreziku dhe ndarje fitimi”, e që njëherit është edhe motoja e Institucionit tonë.

Misioni

Misioni ynë ka për qëllim ofrimin e një sistemi bankar të orientuar në partneritet dhe mirëqenie duke siguruar qasje alternative në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për të kontribuar kështu në arritjen e rritjes së balancuar dhe zhvillimit të drejtë përmes operacioneve investuese të diversifikuara veçanërisht në sektorët prioritar dhe në zonat më pak të zhvilluara të vendit.

Vizioni

Vizioni ynë është që gjithmonë të përpiqemi të arrijmë performance superiore të financimit dhe të jemi Institucioni financiar JB udhëheqës për nga cilësia, levërdia ekonomike dhe reputacioni. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë dhe mirëmbajmë teknikat moderne të bankimit islam, të sigurojmë një system transparent zhvillimorë dhe që të bëhemi organizatë e fuqishme dhe efikase me njerëz professional të motivuar lartë që punojnë për të mirën e njerzëve, bazuar në llogaridhënie, transparencë dhe integritet. Ne do të nxisim shtrirjen tonë kapitale përmes investimeve direkte preferenciale të qytetarëve dhe bizneseve. Ne gjithashtu do provojmë të nxisim investimet, në mënyrë të veçantë në projekte të cilat ofrojnë mundësi në drejtim të punësimit më të madhë.