Rreth Nesh

“TIMI Invest” Sh.a. është Institucioni i parë mikrofinanciar (tani IFJB – Institucion Financiar Jo-Bankar) në Kosovë i cili është i themeluar me kapital privat dhe që ofron produkte dhe shërbime të bankimit islam.

“TIMI Invest” Sh.a. është Institucioni i parë mikro-financiar (tani Institucion financiar jo-bankar) në Kosovë i cili është i themeluar me kapital privat dhe që ofron produkte dhe shërbime të bankimit islam. Timi Invest është licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe punën ka filluar më 19 Shtator 2011. Ne jemi zotuar dhe synojmë që të sigurojmë që klientët tanë të pranojnë shërbime të shkëlqyeshme financiare dhe t’i shërbejmë atyre në tërë territorin e Kosovës duke iu ofruar një gamë në rritje të produkteve në mënyrë që ti përmbushim nevojat dhe kërkesat e tyre, pa dallim përkatësie racore, etnike, fetare, politike, etj. Ne nxisim shtrirjen tonë kapitale përmes investimeve direkte preferenciale të qytetarëve dhe bizneseve duke aplikuar principin e “partneritet në marrje të rreziku dhe ndarje fitimi”, e që njëherit është edhe motoja e Institucionit tonë.

Misioni

Misioni ynë ka për qëllim ofrimin e një sistemi bankar të orientuar në partneritet dhe mirëqenie duke siguruar qasje alternative në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për të kontribuar kështu në arritjen e rritjes së balancuar dhe zhvillimit të drejtë përmes operacioneve investuese të diversifikuara veçanërisht në sektorët prioritar dhe në zonat më pak të zhvilluara të vendit.

Vizioni

Vizioni ynë është që gjithmonë të përpiqemi të arrijmë performance superiore të financimit dhe të jemi Institucioni financiar JB udhëheqës për nga cilësia, levërdia ekonomike dhe reputacioni. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë dhe mirëmbajmë teknikat moderne të bankimit islam, të sigurojmë një system transparent zhvillimorë dhe që të bëhemi organizatë e fuqishme dhe efikase me njerëz professional të motivuar lartë që punojnë për të mirën e njerzëve, bazuar në llogaridhënie, transparencë dhe integritet. Ne do të nxisim shtrirjen tonë kapitale përmes investimeve direkte preferenciale të qytetarëve dhe bizneseve. Ne gjithashtu do provojmë të nxisim investimet, në mënyrë të veçantë në projekte të cilat ofrojnë mundësi në drejtim të punësimit më të madhë.